Të dëshpëruar për ushqim, turma palestinezësh sulmojnë depot me ndihma në Gaza! Katër të vdekur, skena paniku (VIDEO)

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa situate për popullsinë e Rripit mbetet e tmerrshme.

Pamjet filmike treguan mijëra njerëz që sulmuan depon e Al-Ghafari në Deir al-Balah dhe morën qese me miell dhe kuti me ushqim.

Hospital officials said four people died – two were crushed and two shot – after crowds of desperate Palestinians broke into a World Food Program warehouse in Gaza to get food. Limited aid deliveries have resumed, following a nearly three-month Israeli blockade. pic.twitter.com/Xr81rWTE4Z
— DW News (@dwnews) May 29, 2025

Në ato momente u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, por nuk është e qartë se nga erdhën.
Sipas mediave të huaja, dy persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë humbën jetën pasi u shkelën nga turma, ndërsa shumë të tjerë u plagosën në incident.
Në një deklaratë, WFP tha se nevojat humanitare në Gaza kishin “dalë jashtë kontrollit” pas bllokadës gati tre-mujore izraelite, megjithëse ajo u lehtësua pak javën e kaluar.
Autoritetet izraelite thanë të mërkurën se 121 kamionë që i përkisnin OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilët transportonin ndihma humanitare, përfshirë miell dhe ushqime, u transferuan në Gaza.

Desperate Palestinians are seen attempting to access a large warehouse in Gaza, facing a severe risk of famine after over two months of Israeli aid blockages. The humanitarian crisis continues to escalate, highlighting urgent needs for aid and support. pic.twitter.com/DKifTpDjkq
— Nyra Kraal (@NyraKraal) May 29, 2025

Një zyrtar i lartë i OKB-së u tha gazetarëve të mërkurën se turma të dëshpëruara po plaçkitnin ngarkesën nga kamionët me ndihma të OKB-së.

Desperation and death in Gaza as at least two people were killed and several were injured after thousands of people stormed a food warehouse, according to the U.N.@ABC News’ @IanPannell has the story. https://t.co/82sk63u4CF pic.twitter.com/yRAGUm7oWR
— ABC News (@ABC) May 29, 2025

Izraeli filloi të lejojë një sasi të kufizuar ndihmash në Gaza javën e kaluar. Megjithatë, e dërguara e OKB-së për Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kjo ishte “si një pikë uji në oqean”, pasi të gjithë në Gaza po përballeshin me rrezikun e urisë./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *