“Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”/ Akuzat e Metës, reagon ashpër Braimllari

Lidhur me ngritjen e akuzave nga SPAK për Ilir Metën, reagoi nga qelia presidenti Partisë së Lirisë. Ilir Meta për herë të parë ka zbuluar detaje për sa i përket aferës së lobimit në SHBA. për të cilën ai është vënë nën akuzë.
“Ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis”, ka shkruar Meta.
Pas këtyre akuzave të rënda të Metës ka reaguar menjëherë ish-besniku i tij Endrit Braimllari i cili deklaroi shkurtimisht  se:
“Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri i Endrit Braimllari nuk mund të mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”, tha Braimllari.