Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri po parashtron kërkesat e opozitës në procesin zgjedhor dhe kërkoi që ankimimi i saj të merret parasysh. Nga ana tjetër, administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se nuk ka konstatuar “asnjë shkelje jo vetëm të rëndë, por edhe të lehtë të ligjit në mbarëvajtjen e një procesi të rregullt ligjor”. “Nuk kemi të raportuar në asnjë rast ndonjë ngjarje nga policia jashtë këtij territori, nuk na rezulton që të jetë zhvilluar ndonjë proces që të cënojë rendin e procesit zgjedhor”, tha përfaqësuesja e KQZ-së....