Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Rekord Guinness, Roboti zgjidh kubin e Rubikut sa hap e mbyll sytë
Një rekord botëror i pabesueshëm Guinness u vendos nga një robot që arriti të zgjidhte një Kub të Rubikut në vetëm 0.103 sekonda, më shpejt sesa i duhet një syri të mbyllë sytë. Roboti i quajtur Kubi i Purdubik u ndërtua nga katër studentë amerikanë (Matthew Patrohay, Junpei Ota, Aden Hurd, Alex Berta) në Universitetin Purdue. “E zgjidhëm (red. Kubin e Rubikut) në 103 milisekonda.” Syrit të njeriut i duhen 200 deri në 300 milisekonda për të pulsuar sytë. “Pra, përpara se të vini re ndonjë lëvizje, ne e zgjidhëm atë,” shpjegoi Patrohay. Studenti 23-vjeçar rrëfeu se e nisi përpjekjen e tij kur pa rekordin e mëparshëm (0.305 sekonda). “Pashë videon e studentëve të MIT-it që e bënë atë në 308 milisekonda, kështu që mendova,...