Në debatin me analistët Andi Bushati dhe Lorenc Vangjeli, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, Partia Socialiste nuk ekziston më.
Sipas liderit të demokratëve, PS-ja nuk ekziston më, tani këta janë vetëm një detashment patronazhistësh.
Edi Rama përdori çdo mjet për të qëndruar në pushtet, ti do përdorsh të gjitha mjetet që shqiptarët të votojnë të lirë. Të shpëtojnë nga farsa.
Farsa është shkatërrimi përfundimtar i procesit zgjedhor.
Ne nuk kemi më asnjë pengesë, jemi të çliruar nga çdo lloj pengese. Natyrisht unë jam i bindur që 520 mijë nuk janë dakord të përballen për këtë çështje, por një pjesë e tyre janë. Me ato që janë ne do ja nisim betejën.
Beteja është për të rikthyer votën; duam të votojmë të lirë.
Nëse ti do të kthesh shtetin elektoral, mjaftojnë patronazhistët.
Ka sot Parti Socialiste? Nuk ekziston, është e tëra detashmente patronazhistësh. Nuk ka më PS, është administrata militante që merr dhe bën policin e votës së qytetarëve. Kjo është e tmerrshme.
Nëqoftëse unë bëra gjithçka për të marrë Chris LaCivitan, u them unë këtu, në mënyrë absolute vetëm si etalon i bashkëkohësisë së fushatës, sepse unë kisha kohë që nuk kisha bërë fushatë.
Dhe u përpoqa të marr më të mirin dhe më i miri është ai që fiton zgjedhjet për president të SHBA. E mora për të këshilluar, por edhe për të certifikuar nëse kjo fushatë ishte vërtetë është bashkëkohore apo jo.
U bë gjithçka për një fushatë sa më bashkëkohore.
Çfarë bëri ai? Fushatë me buf ishte ajo, fushatë me kënetë ishte ajo? Ai kishte llogaritur të gjithë rezultatin, do marr kaq me patronazhistët, do marr kaq me diasporën me postën.
Kësaj here u ndau bandave. Këtij Shytit ja futi në listë të mbyllur kandidaten dhe i tha do mbledhësh vota për këta.
Elvis Doçit i tha se do matesh me votat që do marrë Arkendi. Në Lezhë, Shkodër po kështu.
Ata marrin vota ku gjejnë njerëz që tremben dhe paguajnë’, nënvizoi Berisha
Ka sot Parti Socialiste? Ja si përgjigjet Berisha
