Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në minierën e Katjelit, në Prrenjas. Fatkeqësisht një minator ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Syrja Bego, 58 vjeç.
58 vjeçari ishte kryetar i sindikatës së minatorëve. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së njërit prej minatorëve.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv
