Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Pasagjer” 3 milionë euro! Detaje të dosjes “Ura”, “cash” me autobus Itali-Shqipëri
                            332 mijë euro dhe 2200 franga të mbërritura nga Italia në Shqipëri të fshehura në trupin e një autobusi. Ky është vetëm një nga 30 episode të dokumentuara nga hetimi italo-shqiptar të transportimit të parave “cash” nga të akuzuarit e dosjes “Ura”. Fotoja e administruar si provë nga SPAK, ku shquhet edhe një shënim me shkrim dore i shumës së parave, është nxjerrë nga komunikimet në SKY ECC mes Ogert Shqevit dhe një personi të paidentifikuar. Pasi kishte marrë në dorëzim paratë e transportuara nga një autobus që ishte futur në Shqipëri nga pikëkalimi kufitar i Muriqanit, Shqevi raportonte për numërimin. “Më ngecin tek makina se ke shum tvogla e jan shtremnu nga vakumi… vlla,, kaq dalin këto”, i shkruan ai personit me kodin SKY...