Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, humb jetën minatori 58-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në minierën e Katjelit, në Prrenjas.
Në rrethana ende të paqarta, një minator ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Syrja Bego, 58 vjeç.
Sipas informacioneve, viktima ishte kryetar i sindikatës së minatorëve.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së njërit prej minatorëve.
/vizionplus.tv