4 vite burg do të vuajë Erdgys Arrazi për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi e cila në kushte të rënduara psikologjike u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.
Ngjarja tragjike e një viti më parë tronditi mbarë opinionin.
Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u gjetën të mbytur në lumë, ndërsa fajtor dhe përgjegjës ishte vetëm një, kryefamiljari, Erdgys Arrazi.
ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
Ju mirëpresim!
