VIDEO/ Po ktheheshin nga festa! Si ndodhi aksidenti me tre shqiptarë të vdekur në Gjermani: Minibusi u rrokullis disa herë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në qytetin Koblenz, në Gjermani.
Mediat gjermane kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila u shënua rreth orës 3:05 të mëngjesit të sotëm, 25 maj.Lexo edhe :Related Posts

Gjatë kthimit nga një festë familjare, minibusi me gjithsej nëntë pasagjerë doli nga rruga në orët e para të mëngjesit dhe u përmbys disa herë.
Mësohet se minibusi drejtohej nga një 22-vjeçar.
“Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, tha një zëdhënës i policisë në Koblenz të dielën në mëngjes.
Sipas raportimeve, të vdekurit janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Gjashtë personat e tjerë thuhet se janë të moshës midis 20 dhe 66 vjeç.
Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njofitm për mediat tha se nga autoritetet gjermane është njofuar për tre viktima dhe katër të plagosur.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të përfshirë dhe kombësia e dy prej të lënduarve.
Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997″./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *