‘Paratë e pista legalizohen përmes ndërtimit’, Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

Gazetari Enton Abilekaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se diskursi i tij mbi programin qeverisës nuk përputhet me nevojat e qytetarëve. Në një intervistë, ai u shpreh se Rama fokusohet tek infrastruktura dhe ndërtimi, pa trajtuar problemet e cilësisë në shërbimet publike.
Sipas Abilekajt, kryeministri shmang diskutimin mbi cilësinë e arsimit, mungesën e mjekëve dhe ilaçeve, duke u përqendruar vetëm në rikonstruksionin e godinave. Ai shtoi se ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht te ndërtimi, një sektor që, sipas raportit të DASH, është i kriminalizuar dhe shërben për pastrimin e parave të pista.
Gazetari argumentoi gjithashtu se rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria është e bazuar në valuta që vijnë nga jashtë përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, çka ka ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut.
Në lidhje me integrimin në BE, Abilekaj deklaroi se Shqipëria nuk është gati për shkak të ekonomisë kriminale dhe problemeve me demokracinë dhe zgjedhjet e lira, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e BE-së.
‘Kur foli për arsimin, nuk foli për cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat, por përmendi vetëm godinat. Kur foli për shëndetësinë, nuk foli për mjekët e larguar, as për ilaçet që mungojnë në onkologjik apo rimbursimi, por foli për godinat e rikonstruktuara. Veç faktit që i ka të pa vërteta, nuk flet për përmbajtjen, thelbin.
Flet si ndërtues. Kur Rama flet për ekonominë e bazon te ndërtimi. Investimet e huaja që propagandohen nga mediat e Ramës, 1 miliard nga investimet e huaja, janë blerje të pasurive të paluajtshme, mes tyre ka të huaj që blejnë në bregdet, pjesa dërrmuese i sjell këtu për të pastruar paratë sipas DASH. Mediat e Ramës u morën me Berishën që shkruante aty, por harruan që paratë e pista vijnë përmes blerjes së pasurive të paluajtshme.
Kanë ardhur paratë e pista që pastrohen në ndërtim, është shtuar ekonomia kriminale, rritja ekonomike e Ramës që e propagandon është lajm  i keq, bazohet të valuta që vjen nga jashtë, dhe ka dobësuar euron e forcuar lekun vendas.
Propagandojnë ekonominë kriminale. Flasim për BE dhe pasaportat, që është premtim 3D që s’janë bërë asnjëherë. Pasaporta evropiane s’do bëhet kurrë evropiane pasi s’të pranon BE, sepse ke ekonomi kriminale. Be sot është duke vendosur kufirin përfundimtar në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike në botë. Ballkani perëndimor, përfshirë dhe Turqinë, nëse do të përfshihet në BE ose jo?!
Të gjitha këto janë vendime që po merren me prioritet të veçantë në kushte të reja gjeopolitike që BE të mbrojë territorin nga ndërhyrjet e huaja. Në kuadrin gjeopolitik që planifikon BE, është një lëvizje që do të vijë shumë më shpejt se në një proces normal. Por a jemi ne gati, pa plotësuar kushtet me një ekonomi kriminale e keqqeverisje?! Sigurisht që nuk do të ndodhë.  Ka raprte që në Shqipëri s’ka zgjedhjet të lira. Është e disata që Rama shikohet si një njeri që s’bën zgjedhje, s’është i lirë dhe që bashkëpunon me krimin, këto të 3 janë raporte të BE’, tha Abilekaj.