Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar “Ura”. Mësohet se gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat “arrest në burg” për 11 të dyshuarit, ndërsa për avokatin Armand Tragaj vendosi “detyrim paraqitje”. Masa e “detyrimit për paraqitje” është caktuar edhe për dy persona të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema. Kujtojmë se ditën e sotme 14 persona u përballën me togat e zeza për t’u njohur me masat e sigurimit. Ata janë Orgest Molla, Armand Tragaj, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Bexhet Mema, Ervis Deti, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Alfred Hysa. Pesë të tjerëve, masa e sigurisë u...