“Rrugaçëri ordinere si aleate e qeverisë”, Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Këto nuk ishin zgjedhje, nuk do i quaj kurrë të..

I ftuar në  një emision televiziv, deputeti i PL, Petrit Vasili, foli në lidhje me zgjedhjet elektorale të 11 majit, ku theksoi se ishte një krim zgjedhor.
Vasili u shpreh se ka pasur një veprimtari të rëndë kriminale, e cila rrëmbeu qendrat e votimit, kjo gjë coi në asgjesimin e zgjedhjeve.
“Më 11 maj nuk ka pasur zgjedhje në Shqipëri, ka pasur vetëm një demostrim në nivel kombëtar të krimit me të gjitha llojet e formave të tij. Krimi shtetëror i cili ka konsumuar vepra penale hapur dhe sheshit. Një mbështetje e plotë e veprimatrisë kriminale me veprime dhe mos veprime të policisë. Një mosveprim absolut i qëllimshëm i drejtësisë si një faktor i tretë në fushën e veprimtarisë kriminale.

Ndihmuan Edi Ramën për të rrëmbyer votat siç i rrëmbeu. Të gjitha llojet e formave të krimit ordiner apo të rrugaçërisë ordinere u shfaqen si aleate të qeverisë në pushtet. Kjo gjë vazhdoi të grabiste zgjedhjet qoftë në qendrat e numërimit e më tej. Në tërsinë e saj kemi shfaqen më të rëndë të veprimatarisë kriminale, e cila rrëmbëu qendrat e votimit. Kjo gjë çoi në asgjesimin e zgjedhjeve. Unë nuk do t’i quaj kurrë në jetën time zgjedhje ato që ndodhën në 11 maj.” – tha Vasili.