Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të mirë nga Brukseli, ku Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj për Shqipërinë, të përfshirë në Grupin 3 të procesit të anëtarësimit.
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, duke theksuar se hapja e këtyre kapitujve përfshin fusha kyçe si arsimi, digjitalizimi, punësimi, politika ekonomike, tatimet dhe inovacioni.
Kreu i qeverisë nënvizoi se deri më tani janë hapur 24 kapituj brenda vetëm 8 muajve, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë për t’u hapur. Ai e cilësoi këtë ritëm si “tejet të lartë” dhe një dëshmi të qartë të progresit të Shqipërisë dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian për realizimin e objektivit të përbashkët – mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
Postimi i plotë:
Reagimi:
RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM
Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:
Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin
✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027
BE çeli 8 kapitujt e radhës me Shqipërinë, Rama: Mbeten edhe 11! Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!
