Vendosen limite në dhënien e kredive për qytetarët, të cilët duan të blejnë shtëpi. Vendimi i Bankës së Shqipërisë është botuar ne fletoren Zyrtare, dhe nis te zbatohet nga muaji qershor.
Dokumenti përcakton kufij të sipërm për treguesin “raporti i kredisë ndaj vlerës”, që ndryshon në varësi të monedhës në të cilën merret kredia apo nëse është shtëpi e parë apo e dytë.
Më konkretisht, në monedhën lek, raporti i kredisë ndaj vlerës nuk duhet të kapërcejë masën 85 për qind, ndërsa në valutë 75 për qind. Ndërkohë, për blerjen e një shtëpie të dytë dhe vijuese, për monedhën lek raporti duhet të mos kapërcejë vlerën 80 për qind, ndërsa në valutë është 70 për qind.
Po ashtu, vendimi i Bankës së Shipërisë vendos kufij të sipërm për treguesin “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim”, duke specifikuar se për monedhën lek nuk duhet të kapërcejë vlerën 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë e më tej. Ndërsa, më kredinë në valutë ky raport nuk duhet të kapërcejë vlerën 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për të dytën e më tej.
Megjithatë, vendimi lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme në secilin prej treguesve, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15 për qind të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar gjatë tremujorit.
Kufizohen kreditë për qytetarët që duan të blejnë shtëpi, ja rregullat e reja
