Rumani/Konferencë ndërkombëtare dedikuar letërsisë shqipe të mërgimit

Letërsia shqipe e krijuar në emigracion do të jetë në qendër të një konference ndërkombëtare që do të mbahet të martën, më 27 maj 2025, në orën 17:00, në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune, në Bukuresht.Nën titullin “Letërsia shqipe në mërgim”, kjo veprimtari e rëndësishme kulturore organizohet nga Shoqata “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR), në bashkëpunim me muzeun pritës, dhe synon të krijojë një hapësirë reflektimi për letërsinë e krijuar nga autorë shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë.Rumania nuk është zgjedhur rastësisht për këtë aktivitet. Bukureshti ka qenë një nga qendrat kryesore të botimit të letërsisë shqipe që në shekullin XIX, ku janë publikuar veprat e para të Naim Frashërit dhe Sami Frashërit, ndërsa figura të tilla si Viktor Eftimiu, Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci kanë lidhje të forta me këtë hapësirë kulturore.Në konferencë pritet të referojnë studiues dhe profesorë nga Shqipëria dhe Rumania, përfshirë emra si:Dr. Luan Topciu, për migrimin dhe identitetin ballkanik;Dr. Liviu Lungu, mbi kontributet e shkrimtarëve shqiptarë në Rumani;Dr. Belfjore Qosja, për ndikimin e letërsisë së migrimit në kanonin shqiptar;Dr. Eris Rusi, mbi veprën e Thanas Medit;Dr. Neli Naço, me një analizë për Mitrush Kutelin;Dr. Zamira Shkreli dhe Dr. Erzen Koperaj, për Arshi Pipën dhe debatin mbi identitetin gjuhësor;Drd. Andreas Dushi, mbi klasifikimin e një letërsie të re të diasporës;Dr. Renata Topciu-Melonashi, për mërgimin gjuhësor si proces artistik.Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues institucionalë, si deputeti i pakicës shqiptare në Parlamentin e Rumanisë, z. Bogdan-Alin Stoica, dhe kryetari i ALAR-it, Dr. Radu Săvulescu.Ky aktivitet do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutimin e rolit të letërsisë shqipe të shkruar jashtë atdheut, duke nënvizuar ndikimin e saj në zhvillimin e identitetit kulturor dhe letrar shqiptar në kontekste migrimi, mërgimi dhe diaspore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Letërsia shqipe e krijuar në emigracion do të jetë në qendër të një konference ndërkombëtare që do të mbahet të martën, më 27 maj 2025, në orën 17:00, në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune, në Bukuresht.Nën titullin “Letërsia shqipe në mërgim”, kjo veprimtari e rëndësishme kulturore organizohet nga Shoqata “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR), në bashkëpunim me muzeun pritës, dhe synon të krijojë një hapësirë reflektimi për letërsinë e krijuar nga autorë shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë.Rumania nuk është zgjedhur rastësisht për këtë aktivitet. Bukureshti ka qenë një nga qendrat kryesore të botimit të letërsisë shqipe që në shekullin XIX, ku janë publikuar veprat e para të Naim Frashërit dhe Sami Frashërit, ndërsa figura të tilla si Viktor Eftimiu, Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci kanë lidhje të forta me këtë hapësirë kulturore.Në konferencë pritet të referojnë studiues dhe profesorë nga Shqipëria dhe Rumania, përfshirë emra si:Dr. Luan Topciu, për migrimin dhe identitetin ballkanik;Dr. Liviu Lungu, mbi kontributet e shkrimtarëve shqiptarë në Rumani;Dr. Belfjore Qosja, për ndikimin e letërsisë së migrimit në kanonin shqiptar;Dr. Eris Rusi, mbi veprën e Thanas Medit;Dr. Neli Naço, me një analizë për Mitrush Kutelin;Dr. Zamira Shkreli dhe Dr. Erzen Koperaj, për Arshi Pipën dhe debatin mbi identitetin gjuhësor;Drd. Andreas Dushi, mbi klasifikimin e një letërsie të re të diasporës;Dr. Renata Topciu-Melonashi, për mërgimin gjuhësor si proces artistik.Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues institucionalë, si deputeti i pakicës shqiptare në Parlamentin e Rumanisë, z. Bogdan-Alin Stoica, dhe kryetari i ALAR-it, Dr. Radu Săvulescu.Ky aktivitet do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutimin e rolit të letërsisë shqipe të shkruar jashtë atdheut, duke nënvizuar ndikimin e saj në zhvillimin e identitetit kulturor dhe letrar shqiptar në kontekste migrimi, mërgimi dhe diaspore.