Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qindra mijëra euro nga droga, Nuredin Dumani tregon rrugët që përdoren trafikantët për t’i futur në Shqipëri
Linjat e ndryshme të transportit ndërkombëtar duket se përdoren gjerësisht nga trafikantët për të lëvizur paratë e tyre, kryesisht, për të futur në Shqipëri, fitimet e realizuara jashtë vendit. Për prokurorët italianë që kanë hetuar rastin e organizatave shqiptare që vepronin në jug të Italisë, bashkëpunëtori i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar së behej fjalë për një praktikë mjaft të përhapur. Sipas tij, shoferi i autobusit që merrte përsipër transportin e një shume të caktuar, përfitonte zakonisht nga 10% deri në 12% të shumës nëse paratë lëviznin nga Italia në Shqipëri. Ndërsa pagesa ishte më e ulët, rreth 3% deri në 4%, kur paratë duhej të lëviznin nga Shqipëria drejt Italisë: P.M. DOTT. CARDINALI: Për këto ngarkesa, si arrinin paratë te ata që shisnin drogën? I paguanit...