“Urdhërarrestet u mbajtën pezull për shkak të 11 majit”, Bushkolaj ngre akuza të forta:Rama ka firmosur leje ndërtimi..

Elkier Bushkolaj ngre dyshime të mëdha, lidhur me vendimin për megaoperacionin për goditjen e narkotrafikanëtëve shqiptaro-italianë, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë nga Shqipëria, me destinacion vendet e BE-së.
I ftuar në intervistën televizive, Bushkolaj tha se mbetet shqetësuese fakti se përse urdhërarrestet do të duhej të lëshoheshin gati dy muaj nga vendimi i Gjykatës italiane, duke ngritur dyshime mbi rolin në zgjedhjet e 11 majit dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
jSipas Bushkolajt, alarmi për grupet kriminale shqiptare ngrihet gjithmonë nga autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera, ndërsa SPAK thuajse ka një rol inekzistent në hetimin e këtyre dosjeve.Për Bushkolajn, të gjitha paratë e përfituara nga krimi investohen në ndërtim nga mafia, e cila është e lidhur drejtpërsëdrejti më kryeministrin Rama, dhe kjo shihet te lejete e ndërtimit që ky i fundit ka dhënë për bandat kriminale.
‘Edhe Rama ka firmosur leje për grupe kriminale dhe SPAK s’e thërret për këto leje ndërtimi që ka dhënë’, u shpreh ndër të tjera Bushkolaj.
Problemi ka të bëjë më kohën e lëshimit të urdhërarresteve në shkurt, ndërsa ekzekutimi është bërë sot. Pyetja është, çfarë e mbajti peng ekzekutimin e masave? Patjetër është 11 maji dhe Samiti i Tiranës. Ulja në gjunjë e Ramës ndaj Melonit nuk ishte rastësi.
Grupet kriminale shqiptarë operojnë në vendet e BE, dhe koha e angazhimit të tyre mund të jetë e kufizuar dhe vjen një moment që goditen. Antimafia s’është si SPAK këtu. Nuk e mbaj mend kur është kapur ngarkesa e fundit e drogës në Portin e Durrësit. Lënda narkotike nga Amerika Latine nuk vjen nga portet e vendeve të BE, vjen edhe në Shqipëri e përmes rrugës tokësore shpërndahet në vendet e BE. Dhe këtë alarm e ngrenë autoritetet ligjzbatuese. Edhe Sky Ecc ka dhënë ndihmë të madhe për zbardhjen e këtyre grupeve kriminale.
Ne këtu kemi dy zyrtarë të policisë, tregon që lidhjet e krimit me politikën s’kanë kufi ndarës. Nga Durrësi, Berisha i përmendi me emra, ndërkohë mbahet peng operacioni. Autoritetet shqiptare janë thjesht bashkëpunuese, edhe pasuritë e sekuestruara janë në vlera minore në krahasim me asetet që posedojnë.
Degradimi i Policisë së Shtetit dhe kanalizimi kanë krijuar një klimë për grupet kriminale që të pastrojnë paratë në ndërtim, madje këtu u cek shumë pak pastrimi i parave në ndërtim, që është fuqia kryesore e grupeve kriminale. Edhe Rama ka firmosur leje për grupe kriminale, dhe SPAK s’e thërret për këto leje ndërtimi.
Puna e autoriteteve shqiptare lë shumë për të çeduar. Mbrëmë pati një shpërthim me tritol dhe kjo tërheq vëmendjen e policisë për gjithë sa ka ndodh. Ne pamë Prodën, ai është thirrur vetë në SPAK dhe i është marrë telefoni.