Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump “shënjestron” emigrantët me gjoba, 1.8 mln Dollarë i vendos vetëm njërës
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka vijuar me një strategji tjetër për të larguar nga vendi emigrantët e paligjshëm. Së fundmi, mësohet se autoritetet për emigracionin kanë gjobitur me shuma të majme personat që nuk pranojnë të ikin. Wendy Ortiz, 32 vjeçe, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ka mbetur e habitur nga kjo gjobë. Ajo merr 13 Dollarë në orë me punën që bën në një fabrikë përpunimi mishi në Pennsylvania. Prej 10 vitesh ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u largua nga El Salvadori për t’i shpëtuar dhunës së ish-partnerit dhe kërcënimeve të bandave. Rroga mezi i mbulon shpenzimet për djalin 6-vjeçar me nënshtetësi amerikane. “Nuk është e drejtë. Ku do i gjej kaq shumë para?”, tha ajo...