Një violinë, një harpë e një shpirt që rrëfen, Alda Dizdari në skenën e Londrës

Jo sepse është e vetmja violiniste dhe as sepse është vajza e të madhit Limoz Dizdari, por sepse di ta mbajë të angazhuar publikun me muzikën e ndërthurur me kujtimet, virtuozitetin dhe një bisedë që eksploron histori shpirtërore.Ky ishte një koncert jashtëzakonisht i bukur nga kjo vajzë zemërmirë dhe me guxim artistik.Të hënën, më 19 maj 2025, në “The Welsh Chapel”, Londër, kumbuan tingujt e violinës së bashku me harmoninë e harpës nga violinistja Alda Dizadari dhe harpistja Camilla Pay.Me mbështetjen e veçantë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, personalisht SH.T. Ambasadori i Shqipërisë Z.Uran Ferizi dhe trupi diplomatik.Alda është si një flutur që përshkon trajektore kujtimesh, ndjenjash, motivesh frymëzimi dhe duke hapur krahët në telat e violinës, të bën si spektator, pjesë të një tabloje jetike që nuk është vetëm pentagram, por edhe muzikë shpirtërore për veshët e tu. Në çdo pushim e parantezë, ajo të tregon me natyrën e saj të gëzueshme se sa shumë ndikon jeta në muzikë dhe anasjelltas.Kur flet për periudhën e izolimit nga Covid, zëri i shtrëngohet në fyt me një kujtesë të fortë që lidhet me të atin, kompozitorin Limoz Dizdari, javët në koma, forcën e jetës me një “Ave Maria” besimi dhe mirënjohjeje.Kjo Ave me idenë e saj, për herë të parë, në vend që të shoqërohej me piano, ajo krijoi këtë rezonancë thellësisht shpirtërore të shoqëruar me harpë. Një kombinim që ishte unik.E kështu me radhë, ajo foli se sa e rëndësishme është miqësia, duke e shoqëruar me muzikën e përzgjedhur.Ajo e kujtoi vendin si tokën e saj të dytë, Parisin, me “Reverie”.Pa harruar Rumaninë me Budapestin, ku e kalonte kohën duke studiuar dhe ishte e rrethuar nga zëra të nivelit kulturor ndërkombëtar!Ecëm me Aldën si mbi një përrua që bashkon zemrën me muzikën.Ajo sheh një element shqiptar edhe kur prezanton harpisten Camilla Pay: “Ajo është gjysmë shqiptare, më duket, sepse ka temperamentin tonë kur bëhet fjalë për të ndërmarrë ide dhe projekte plot sfida, por me entuziazëm të gëzueshëm!”Programi ishte vërtet një prelud i harmonisë dhe kur kemi një përzierje autorësh nga vende të ndryshme, vëmendja bëhet edhe më interesante.Për ta mbyllur me muzikën e të madhit Limoz Dizdari që na vibronte në mendje atë kujtim të një kohe të vështirë ekonomikisht por sublime artistikisht.Muzika e autorëve tanë, e atyre viteve, na bëri edhe se të lindur dhe të rritur në një sistem diktakti, të ushqeheshim në heshtje, pa zhurmë, por me vëmendje ndaj kësaj gjuhe universale që është muzika. E cila na jepte shpresë si ai libri i fshehur në gjoks mes palosjeve të veshjes së tokës mëmë.Këtë magji na e përcolli edhe neve në këtë koncert Alda!