Telefoni i shumëpërfolur iPhone 17 Air ishte ideuar nga Apple pa asnjë portë

Telefoni i shumëpërfolur iPhone 17 Air ishte ideuar nga Apple pa asnjë portë

I ashtuquajturi iPhone 17 Air, i cili spekulohet se do të debutojë në Vjeshtë, thuhet se do të jetë iPhone më i hollë prodhuar ndonjëherë nga Apple. Por nëse kompania do të ndiqte planet fillestare për pajisjen, tipari i hollësisë nuk do të ishte elementi më i spikatur i telefonit. Në buletinin “Power On”, Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple kishte planifikuar të eliminonte edhe portën USB-C për ta bërë pajisjen iPhone e parë pa asnjë lloj porte. Idenë Apple e hodhi në përgjigje të rregullimeve Europiane. Sipas Gurman Apple ka vendosur që këtë ide mos ta implementojë me iPhone 17 Air por me gjeneratat pasuese në varësi të suksesit që ky model do të ketë. Kompania pritet të lançojë katër iPhone këtë vit...