LSI u largua nga koalicioni me PS, Tedi Blushi: Ja pse u prishëm me Ramën në vitin 2017

LSI u largua nga koalicioni me PS, Tedi Blushi: Ja pse u prishëm me Ramën në vitin 2017

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar arsyen pse u prish koalicioni me kryeministrin Rama. Në mandatin e parë të kryeministrit, presidenti i PL, Ilir Meta, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në koalicion me Ramën dhe luajti një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit në vitin 2013. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicion. Ai shprehet se Ilir Meta hoqi dorë kur kuptoi se Rama po tradhtonte besimin e shqiptarëve. Blushi shprehet gjithashtu se Rama tentoi ta shndërronte Kushtetutën në një leckë. “Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona...