Me një meshë solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV po kurorëzohet zyrtarisht si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike, duke shënuar fillimin e papatit të tij pas vdekjes së Papa Françeskut.
Zgjedhja e Papa Leos XIV erdhi në fillim të muajit maj, pas një konklave dy-ditore në Shtetin e Vatikanit, ku kardinalët e Kishës Katolike vendosën unanimisht për pasuesin e Françeskut.
Papa i ri mbajti meshën e tij të parë më 9 maj në Kapelën Sistine, menjëherë pas zgjedhjes, ku përcolli një mesazh të fuqishëm për unitetin e Kishës dhe luftimin e mungesës së besimit në shoqërinë moderne.
Në fjalimin e tij inaugural, Papa Leo XIV u bëri thirrje kardinalëve dhe besimtarëve të krishterë që të bashkohen në forcimin e vlerave të besimit dhe në rigjallërimin shpirtëror të Kishës.
Papa Leo XIV është Papa i 267-të në histori dhe i pari që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një moment historik për Vatikanin dhe për komunitetin katolik në SHBA.
/vizionplus.tv

Leave a Reply