Kandidati për deputet nga lista e hapur e PD-së në Kukës, Isuf Çelaj, ka arritur të rikonfirmohet ligjvënës, falë votave të diasporës.
Ai i ka marrë mandatin kandidatit Shkëlqim Shehu me vetëm 63 vota plus.
REZULTATE LIVE
Sipas KQZ, Isuf Çelaj në përfundim të numërimit të zarfeve nga Greqia ka marrë 7994 vota, ndërsa Shkëlqim Shehu 7931 vota.
Rezultatet e votimit në Qarkun Kukës:
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%
Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%
Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%
Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%./vizionplus.tv
