Vendet më të lira dhe më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025

Ka disa destinacione që ofrojnë përvoja të pabesueshme me kosto të ulët, ndërsa të tjera mund ta zbrazin portofolin tuaj më shpejt nga sa pritej.Për të ndihmuar frymëzimin për pushimet tuaja të ardhshme, platforma statistikore Visual Capitalist ka renditur 15 vendet më të lira dhe 15 vendet më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Hellosafe (çmimet e konvertuara në USD).MetodologjiaBuxhetet mesatare ditore të udhëtimit të paraqitura janë llogaritur bazuar në sa vijon:Kostot e akomodimit: rezervime të tipit hotel ose AirbnbShpenzimet e ushqimit: bazuar në indekset lokale të IÇK-së dhe kostot e restoranteveKostot e transportit brenda vendit: fluturimet e brendshme, tren, autobus etj.Shpenzimet për aktivitetet turistikeKostot mesatare nuk përfshijnë transportin në vendin e destinacionit.Vendet më të lira për t’u vizituar në 2025Burimi: VCShumë nga destinacionet më elonomike në botë gjenden në Azi dhe Afrikë, ku kostot më të ulëta për ushqim, akomodim dhe transport e bëjnë udhëtimin më të përballueshëm.Ka disa sfida që duhet të keni parasysh kur zgjidhni këto destinacione.Si fillim, infrastruktura dhe shërbimet publike mund të mos jenë aq të zhvilluara, që do të thotë se kërkohet planifikim shtesë për akomodimet dhe transportin.Një faktor tjetër janë masat paraprake shëndetësore, pasi disa destinacione mund të kërkojnë vaksinime ose kujdes shtesë me ushqimin dhe ujin. Në vendet tropikale si Gana, Ruanda dhe India, udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat, si malaria.Vendet më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025Burimi: VCNdër destinacionet më të shtrenjta të udhëtimit janë disa vende të vogla ishullore, ku kostot e larta shkaktohen nga burimet e kufizuara dhe mallrat e importuara.Barbados, i cili kryeson listën me 330 dollarë në ditë, ka një industri turizmi të zhvilluar mirë që kujdeset për udhëtarët në resorte luksoze, ushqim të shkëlqyer dhe eksperienca ekskluzive buzë detit.Destinacione të tjera të kushtueshme që nuk janë ishuj përfshijnë Zvicrën dhe SHBA-në, kjo e fundit është vendi i tretë më i vizituar pas Francës dhe Spanjës./ Visual CapitalistKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.