Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reformim të thellë ekonomik brenda Bashkimit Europian, duke theksuar nevojën për krijimin e një tregu të përbashkët në tre sektorë kritikë: financë, energji dhe telekom. Gjatë një deklarate të fortë, ai nënvizoi se Europa ka kapacitete të mëdha kursimi, madje më shumë se Kina, por nuk arrin t’i kthejë ato në investime strategjike për inovacion dhe zhvillim. Sipas tij, është koha për një qasje të re që garanton sigurinë, përshpejton tranzicionin e gjelbër dhe zhvillon inteligjencën artificiale si pjesë e identitetit dhe fuqisë europiane.
Emmanuel Macron: Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom. Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët përdorim më pak edhe burimet e tjera. Kemi më tepër kursime se Kina psh por nuk investohen në kapital dhe inovacion. Kjo vijon prej 90 vitesh.
Europa duhet të investojë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët.Jemi në momentin e së vërtetës. Duhet të zgjedhim partneritetet. Pyetja a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po.
“A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten?”/ Macron nga Tirana: Ja sektorët kritikë të BE-së
