Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
                            Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen e cilësoi mbajtjen e Samitit si një moment historik dhe simbolik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Po binte shi i rrëmbyeshëm në Tiranë – por nuk na zbehu aspak moralin!”, shkroi Von der Leyen. Ajo theksoi se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor, dhe e cilësoi si një “simbol të fuqishëm” të afërsisë së rajonit me Bashkimin Evropian. “Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkroi presidentja e KE-së, duke përcjellë një mesazh të qartë...