Kryeministri Edi Rama në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës që u zhvillua sot në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologen e tij daneze Mette Frederiksen, ku ju përgjigj pyetjeve të mediave.
Një nga pyetjet ishte mbi raportin e OSBE për zgjedhjet e 11 majit, ku u shfaqën disa problematika, pyetje në të cilën Rama theksoi se bëhet fjalë për raportin paraprak.
Ndërkohë ai theksoi se zgjedhjet në Shqiëpri ishin vullnet 100% i qytetarëve shqiptarë, duke shtuar se ka ende vend për përmirësim, por zgjedhjet e 11 majit ishin shumë më të mria se ato në të kaluarën.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një dekalrate shumë më të gjatë dhe gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Ju është referuar akuzave që lidhen me raportin paraprak, dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej. Do të thoja që në këtë drejtim zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Pjesa tjetër çfarë do që duhet të ndryshojë duhet diskutuar. Këtë kemi bërë zgjedhje pas zgjedhjeve në Shqipëri, që ende nuk është si në Danimarkë”, tha Rama.
