Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka kritikuar premtimet ekonomike të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ato janë të ngjashme me propozimet e Partisë Demokratike gjatë vitit të fundit.
Gjatë një interviste në një studio televizive, Teliti vuri në dukje kontradiktën mes premtimeve aktuale të Ramës dhe deklaratave të tij të mëparshme, ku ai i kishte quajtur të parealizueshme disa nga propozimet e PD-së për shkak të pasojave financiare.
“Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” deklaroi Teliti.
‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura
