Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia.
Në njoftimin e KQZ thuhet gjithashtu se ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për 11 qarqe, teksa vijon numërimi në qarkun e Korçës.
KQZ shton se deri më tani janë numëruar 74% e totalit të votave nga jashtë.
Njoftimi nga KQZ:
Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.
Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet:1. Shkodër2. Kukës3. Dibër4. Durrës5. Berat6. Gjirokastër7. Vlorë8. Elbasan9. Lezhë10. Fier11. TiranëVijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.
