Negociatat për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dy shtetet, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, pritet të zhvillohen sot në Stamboll, një ditë pasi ato u shtynë.
Një delegacion turk do të jetë i pranishëm në takimin e parë të të dërguarve nga të dyja shtetet, bënë me dije burime në Ministrinë e Jashtme në Ankara për mediat. Gjithashtu janë planifikuar bisedime trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, përveç atyre midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë.
Sipas TASS, duke cituar burime në Ministrinë e Jashtme turke, një takim i përfaqësuesve të Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës është planifikuar për në orën 10:45, dhe një tjetër me përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës në orën 12:30.
🎥Awkward silence, an icy handshake, and no Putin in sight. Zelensky and Erdogan’s Istanbul meet sparks global buzz. Can Ukraine-Turkey talks push peace without Russia? Watch video for more details!https://t.co/WwX0HbCsSN pic.twitter.com/8mpHIOkT9T
— Hindustan Times (@htTweets) May 15, 2025
Të njëjtat burime raportojnë se kreu i Ministrisë së Jashtme turke, Hakan Fidan, do të mbajë një fjalim hapës për pjesëmarrësit në takimin e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës, i cili shënon kontaktin e parë të drejtpërdrejtë midis dy shteteve ndërluftuese në tre vjet.
Kreu i misionit amerikan është Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se nuk do të ishte i pranishëm në bisedime.
Diplomacia ruse hodhi poshtë kritikat se dërgoi një delegacion të dorës së dytë.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, konsiderohet një person pa peshë të veçantë politike në Perëndim dhe në Kiev. Megjithatë, ai kishte marrë pjesë edhe në negociatat e vitit 2022, menjëherë pas shpërthimit të luftës, të cilat në fund rezultuan të pafrytshme.
Zelensky dërgoi një delegacion prej 12 anëtarësh të udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Anëtarët e mbetur janë zyrtarë të lartë të inteligjencës, stafi dhe një këshilltar presidencial.
Qëllimi është të bien dakord për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, siguroi Kievi.
Rubio tha dje se nuk ka “pritshmëri të larta”./vizionplus.tv

Leave a Reply