Lulzim Basha ka vijuar replikën e tij me kryeminstrin Edi Rama përmes videove në Facebook, e cila tashmë është kthyer në normalitet prej disa javësh.
Në postimin e radhës Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili tha në Athinë se askush tjetër përveç PS nuk e donte reformën në drejtësi.
Basha thekson se shqiptarët e kanë të qartë se kush ishin ata që nuk e donin reformën, dhe kush i liroi trafikantët nga burgu.
Ndërsa i ka bërë thirrje që të tregojë kujdes.
“O Rame e paske hap prapë thesin në Athinë. E dinte i madh e i vogël kushe donte reformën në drejtësi e kush jo. E nise në vitin 2013-të projektin 313. Kush t’i futi në listë mo Rame trafikanët, kriminelët, përdhunuesit, unë t’i futa, apo i fute vetë. Leni përrallat Rame se si ha mo njeri, po kallzo ku të metën shokët dhe kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën. 7 X7 bëjnë 313 Rame”, shprehet Basha.
