Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të enjte që të nisë menjëherë numërimin e votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.
Kjo kërkesë vjen pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e procesit të numërimit, por KQZ ende nuk ka marrë një vendim konkret për vijimin e tij.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike i ka kërkuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të sigurojë transparencë lidhur me procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të votave nga Greqia. Sipas PD, kompania postare që ka administruar këto zarfa duhet të bëjë të qartë mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka vepruar.
PS kërkon nisjen e numërimit të votave nga Greqia, PD kërkon transparencë nga kompania postare
