Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Numërimi i votave preferenciale në Tiranë/ Mundësia i merr një mandat PD-së, fut në ‘garë’ Tabakun dhe Alimehmetin
Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 603 nga 1282 kuti votimi. PS-ja ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj. Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në...