Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës

Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës. Duke paralajmëruar se nuk do ta njohë rezultatin e 11 majit, Berisha i bëri thirrje vëzhguesve dhe numëruesve që ta kryejnë deri në fund detyrën. “Zgjedhjet janë grabitur”, deklaroi Berisha, duke shtuar se “plaçka e grabitur duket të kthehet”.
Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo është rruga për të faktuar farsën që po kundërom në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.

Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve nga narko regjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjehdje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe të botës shëmtitë e kësaj farse elektorale.
Kemi fakte dhe dokumente më shumë se kurrë, por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR, ambasadori Zannier arriti në një vlerësim paraprak, por natyrisht me ODIHR dhe OSBE sikundër dhe më të gjitha kancelaritë evropiane në senatin, kongresin dhe admnistratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu.
Kjo ndodhi dhe në 2001. Ja që…nëse ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike tjetra materiale është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado që përpiqen që ta nxijnë diamantin diamanti mbetet diamant, nuk e shtypin me asgjë, e vërteta është eterike por është njëlloj me diamantin. Kur ne kemi shkuar në 2001 kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim çfarë të paraqesim përpara. Nuk mundet kush, mos harroni…nuk ka mision më të shenjtë se sa t’i dalim zot të drejtës themelore të qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë./vizionplus.tv