Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtejn e të drejtës së votës

Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opzitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiparëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo shtë rruga për të faktuar farsën që po kudërmn në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.
vijon…