Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në një intervistë televizive foli për situatën aktuale, politike në vend me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Koçi u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e merituar. Gjithashtu theksoi se rezultati i PS në Dibër, për të ka qenë surprizues.
Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek rezultati humbës së PD me një rënie drastike në vend, duke u shprehur se sipas tij në këto zgjedhje ka paguar “historinë e vet”.
“PS dhe qeveria e meritoi fitoren, përmasat e fitoret janë meritë e Sali Berishës. Ka një rënie deri në greminë të votave të PD. Po ta krahasosh deri në vitin 2021 është një humbje shumë e madhe. Rikthimi i Berishës, ishte vetëvrasës për partinë. Rëndësi ka që në ruajtëm votat tona. Duhet mirëpritur ajo që ka ndodhur në Dibër me përmbysje të rezultatit. Ka shërbyer edhe fakti që ne në zgjedhjet vendore, fituam të gjitha njësitë. Dalja e PD nga parlamenti ishte domethënëse për ecurinë. Por në këto zgjedhje PD pagoi gjithë historinë e vet, Gërdecin, vrasjet e 21 janarit, ngjarjet në PD, kthimin e Berishës në krye të PD, 6 milionshin për një hall të zotit Berisha dhe pagoi edhe efektin që solli një element si LaCivita”, tha Koçi.
“PD, një gërmadhë”/ Deputeti i PS, Koçi: Rezultati në Dibër surprizues, PD pagoi kthimin e Berishës në krye të partisë
