Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt
                            Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt mbi kundërshtimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mario Përlleshaj akuzohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçarit Martin Cani. Seanca do të zhvillohet me datë 3 prill në orën 10:00. Togat e zeza të Gjykatës së Lartë të përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin nëse do pranojnë kërkesën e mbrojtjes së Mario Përlleshajt.