Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Sali Berisha: Nga veriu në jug nga lindja në Perëndim, Ju them që në rrethin e DUrrësit bandat punonin oër deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër ky, e tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë, po këshut në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikant, dhunues e përdhunues.
Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zarfi 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia për gjobat, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.
Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licensat për tu mbjellë. Çdo bimë kanabis ka qenë e përllogaritur për blerje votash.
Punësimi, punë për votë u aplikuar masivisht në këtë zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhustëve i futur rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.
Dy drejtorë të lartë të SHISH u morën me të gjithë regjistrat e sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Edi Ramës. Po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, është po kaq monstruoz në diasporë.
Në kutinë e Beratit, PS filte 99.6%, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Thirrja ime për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me votëmohim të numërojnë çdo votë. Të mbajnë shënim çdo parregullsi.
Libri i zi i këtyre zgjedhjve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevarin Zogu i Parë për të sensibilizuar opnionin publik botëror mbi krimet montroz të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar. Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qentë të ftuar nga një narkodiktator.