Është mbyllur procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit, ku ndonëse nuk janë hedhur ende të dhënat e tre kutivë të fundit, shihet një avantazh i theksuar i PS me 40.894 vota.
PS ka marrë 79.799 vota, PD 38.905 vota.
Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 4.552 vota, por pa mandat.
Ndërkohë vijon në Parkun Olimpik të numërohet paralel vota e diasporës, ku edhe në këtë të fundit kryeson bindshëm PS.
REZULTATE LIVE
Më këtë konfigurim, ndarja e mandatëve ndahet 10 për PS më 4 PD.
Dukë lënë jashtë kandidatin e listës së sigurtë Aurel Bylykbashi.
Në të gjitha bashkitë e vogla të Qarkut Elbasan, shihet një mbështetje e theksuar për PS.
Në Peqin PS ka arritur të sigurojë 71.17% të votave, pasuar nga Gramshi ku PS ka siguruar 69.68 % të votave.
Ndërkohë PD shënon shifra më të larta përkrahjeje në Bashkinë Elbasan me 33%, pasuar nga Belshi po 33%.
Për tu nënvizuar është fakti se edhe në këto zgjedhje rezultojnë më shunë se 3 mijë vota të pavlefshme në Qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë procesi i votës proferenciales do të nisë në orën 17:00.
Kujtojmë se në vitin 2021 PS ka psur 8 mandate ndërsa PD-AN, 6 mandate. Në këto zgjehdje PS ka arritur të marrë dy mandate plus.
