Besimtarët musliman në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Pamjet nga xhamia e madhe në Mekë, kryeqendra e besimtarëve muslimanë u transmetuan në të gjithë botën.
Festimet që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit nisën në Arabinë Saudite për të vazhduar në Evropë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, përfshirë Emiratetet e Bashkuara dhe Katarin.
Ndërsa vende të tjera si Irani, Omani, Egjipti apo Jordania do të nisin festimet të hënën sipas kalendarit hënor musliman.
Në të gjithë botën islame, festimet e Ramazanit këtë vit u lanë në hije nga rifillimi i goditjeve ushtarake të Izraelit në Gaza.
Ndryshe nga e gjithë bota besimtarët në Gaza nuk kishin shumë për të festuar.
Disa pamje treguan palestinezët të falnin namazin e Fitër Bajramit mes një grumbulli me rrënoja. Të tjera u panë përpara xhamive të shkatërruara nga bombardimet.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të vendeve muslimane dërguan urime me mesazhe bashkimi solidariteti dhe paqe./vizionplus.tv

Leave a Reply