“Do të bëjmë një vlerësim pas përfundimit të numërimit”, Berisha: Vetëm Ai që është sipër mund të ndalojë PD…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet nga selia blu ka deklaruar se opozita do të bëjë një vlerësim pas përfudnimit të procesit të numërimit të votave.
Berisha: Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit. Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.

Kryedemokrati akuzon qeverinë Rama se ka përdorur pushtetin për blerje votash.
Berisha: Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë. Në qoftë se siç e patë vetë… ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit. Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Por unë nuk jam këtu për këtë. Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve Berisha tha: Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD pa bërë gjithçka pe të mbrojtur votën e shqiptarëv. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë. Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në SHBA dhe në botë./vizionplus.tv