Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

Disa qendra votimi në Gramsh janë mbyllur me herët se ora 19:00, që ishte edhe orari zyrtar. Sipas raportimit të gazetares së TV Klan, Anisa Krraba në emisionin “Opinion”, qendrat e votimit u mbyllën më herët, për shkak të mungesës së votuesve. Gazetarja tha gjithashtu se është diçka e çuditshme, sepse u ishte kërkuar që të prisnin përtej orarit zyrtar për mbylljen, por kjo nuk ka ndodhur. “Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjitha bashkitë e Elbasanit. Disa qendra votimi janë mbyllur edhe përpara orarit zyrtar, për shkak të mungesës së votuesve. Në Gramsh janë mbyllur para. Është e çuditshme, sepse urdhri ishte që të prisnin jo vetëm orarin zyrtar, por edhe 5 minuta më shumë, por disa qendra e kanë mbyllur më herët”,...