Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
ZGJEDHJET 2025/ KQZ publikon të dhënat paraprake: Sa ishte pjesëmarrja në votime
Procesi zyrtar i votimit në zgjedhjet parlamentare 2025 ka përfunduar në orën 19:00 në të gjithë vendin. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë më deklaratë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime. Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pjesëmarrja në rang kombëtar deri në orën 19:00 ka qenë 41.37%, sipas të dhënave të grumbulluara nga qendrat e votimit në orën e fundit të procesit. “Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. 41.37% pjesëmarrja, kjo është mes orës 18:00 dhe orës 19:00. Për pak minuta do të ketë një update, nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të madh. Në vlerësimin tonë procesi ka shkuar në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet,” deklaroi...