Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat vlerësojnë se ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Agjencia e lajmeve Reuters i cilëson zgjedhjet e 11 Majit si test për demokracinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian. Si socialistët, edhe demokratët, thekson Washington Post, synojnë të sigurojnë shumicën në parlament për të çuar përpara negociatat me BE-në. Agjencia ‘Associated Press’ shkruan se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyçe për vijimin e bisedimeve të anëtarësimit. Partitë kryesore kanë premtuar gjatë fushatës një axhendë reformash, rritje të shpejtë ekonomike dhe ulje të papunësisë. Mediat ndërkombëtare theksojnë se “ky proces zgjedhor do të tregojë nëse vendi ballkanik është gati t’i bashkohet familjes evropiane brenda vitit 2030”. Socialistët...