Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja në Elbasan

Policia e Elbasanit ka shoqëruar një komisariat një 56-vjeçare, e cila fotografoi fletën e votimit.
Qytetarja u denoncua publikisht nga kreu i PD-se se Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
Ngjarja ka ndodhur ne Lagjen “5 Maji”, fotografimi i votes eshte konstatuar nga komsioneret te cilet me pas kane njoftuar dhe policinë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.