“Numërimi i votave, të kryhet në mënyrë të saktë”/ Koalicioni Euroatlantik letër KQZ: Vini në dispozicion pamjet…

Koalicioni Euroatlantik në kërkesën e tij shpreh angazhimin të ofrojë gjithë mbështetjen që në përputhje me ligjin, të mbrohet integriteti i votës së lirë dhe vullneti i qytetarëve. Kjo parti i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i vërë në dispozicion materialet filmike të procesit të numërimit pas përfundimit të tij.
KEA po kështu përmes një letre i ka kërkuar edhe SPAK-ut të mbikqyrë këtë proces dhe të veprojë menjëherë për këdo që synon të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.
Këkesa e plotë e Koalicionit Euroatlantik për KQZ:
Tiranë, më 4/05/2025
Lënda: Kërkesë për vëmendje të shtuar dhe për pajisjen me materialet filmike të numërimit të votave
Drejtuar: z. Ilirjan Celibashi
Komisioner, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
I nderuar z, Komisioner
Në mbështetje të një proces zgjedhor transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin, dhe nisur nga problematika e verejtur në zgjedhjet e vitit 2021, ju drejtohemi me kërkesën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për orientimin e KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit të votave, në mënyrë që leximi i votave të kryhet me saktësi.
Gjithashtu, në shërbim të transparencës, kërkojmë që të merrni të gjitha masat që Koalicioni Euroatlantik të pajiset me materialet filmike të procesit të numërimit nga çdo GNV menjëherë pas përfundimit të këtij procesi.
Koalicioni Euroatlantikështë i angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e tij, që në përputhje me ligjin, të mbrohet integriteti i votës së lirë dhe vullneti i qytetarëve.
Endri Hasa
Kryetar