Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi flet për procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë të diasporës. Celibashi, foli dhe për problemin e regjistrimit të adresave të emigrantëve. Ai tha se rreth 11 mijë deri në 15 mijë nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, pasi kanë regjistruar gabim adresat.
“15 mijë votues rezultojnë deri tani që nuk i kanë marrë zarfet me fletët e votimit. 11 mijë prej tyre kanë probleme me adresat, diçka që e prisnim që në fillim të procesit. Me shumë mundësi kjo kategori nuk mund të mund ta marrë fletën e votimit. Sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara…11 mijë -15 mijë persona pra nuk mund ta marrin fletën e votimit. Me integritetin e procesit zgjedhor kjo nuk ka të bëjë fare. Për ne ky është një numër minimal i papërfillshëm, nisur nga eksperiencat e shteteve të tjera ku ka pasur raste që edhe gjysma e fletëve të votimit nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion”, shpjegoi Celibashi.
Celibashi tha se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 170 mijë fletë votimi nga diaspora dhe se ky numër do të rritet.
“170 mijë fletë votimi të kthyera, 65 përqind kanë mbërritur në KQZ dhe për këtë nuk ka asnjë lloj pretendimi. Me siguri ky numër do të rritet, kjo në parantezë për të treguar se procesi ka shkuar shumë mirë. Fakti që ka episode të tilla, edhe nëse i konsiderojmë si të vërteta, nuk e zbehin suksesin e procesit, jemi duke verifikuar çdo rast, janë angazhuar edhe institucionet e tjera me kompetenca të tjera si hetimi penal”, u shpreh kreu i KQZ.
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët që nuk arritën të marrin zarfet, flet Kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 15 mijë kanë…
