Rigels Seliman
Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, por ky proces jetik për demokracinë është rënduar nga hije të rënda dyshimi. Hetimet e fundit të SPAK kanë zbuluar përfshirjen e drejtpërdrejtë të disa eksponentëve politikë në blerje votash dhe manipulime elektorale. Qarku i Shkodrës dhe ai i Elbasanit janë kthyer në epiqendër të këtyre skandaleve, ku përmes përgjimeve dhe kontrolleve janë zbardhur tentativa për të deformuar vullnetin qytetar.
Lista me emra, karta identiteti të mbledhura dhe shuma parash janë gjetur në duart e individëve të lidhur me struktura politike, duke vënë në alarm opinionin publik. Por këto veprime jo vetëm që rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve, por minojnë besimin e qytetarëve në të ardhmen demokratike të vendit. Pavarësisht mohimeve dhe deklaratave politike, faktet e nxjerra nga SPAK flasin qartë për një ndërhyrje të organizuar në procesin zgjedhor. Megjithatë në këtë sfond shqetësues, zgjedhjet e së dielës nuk janë thjesht një përballje partish, por një test për shtetin ligjor dhe drejtësinë shqiptare.
Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër
Edhe pse Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka mohuar lajmet për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të kësaj partie në veri të vendit, e vërteta qëndron ndryshe. Mësohet se me urdhër të gjyqtarit Erjon Bani, GJKKO ka ushtuar kontrolle në biznesin dhe makinën Benz Mercedes të kreut të PSD në Malësi të Madhe, Ardian Hysa për blerje votash. SPAK nxjerr blof Tom Doshin, GJKKO kontroll biznesit dhe mjetit të kreut Gjithashtu kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.
Në dosje evidentohet se nga referimi që është bërë në SPAK nga oficerët e policisë gjyqësore të Shkodrës, hidhen dyshime se Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës. SPAK ka marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kanë referuar materialin hetimor, Besmir Çardaku dhe Esmira Kurtaj, të cilët kanë thënë se informacionin e kanë marrë nga 3 burime të ndryshme policore për përfshirjen e kryetarit të PSD në Malësi të Madhe në blerje votash. Policia ka zbardhur një komunikim të Ardian Hysës me qytetarin Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon favore në këmbim të votave, edhe të njerëzve të tij.
Dialogu
Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerëzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..”..” Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..”.
Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”
Pas disa minutash, shtetasit e mësipërm komunikojm në përsëri dhe shprehen se do të komunikojnë nëpërmjet platformës Ëhatsapp.
Një tjetër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan “..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar. SPAK thotë se nga përmbajta e këtyre komunikimeve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë jo vetëm në blerje votash por edhe në marrja kartash qytetarëve të ndryshëm me me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025. Për të gjitha këto dyshime SPAK kërkoi në GJKKO kontrollin e Ardian Hysës dhe Florenc Kalajt.
Vendimi i GJKKO:
1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz
2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj.
3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.Kontrollin ndaj kryetarit të saj në Malësi të Madhe e ka pranuar edhe Partia Socialdemokrate në qendër, e cila përmes një deklarate thotë se sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese. Një ditë më parë në Qarkun e Shkodrës Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës me vendim të Gjykatës së Posaçme kryen kontrolle dhe veprime hetimore edhe në zona të tjera si Barbullush, Bushat dhe Vau i Dejës. Sipas Policisë u kryen kontrolle personale dhe të automjeteve të 6 personave, pjesë e subjekteve politike në Shkodër. Agjentët sekuestruan 7 celularë, shuma parash në euro dhe lekë, lista me emra qytetarësh si dhe tollona karburanti. prova të vlefshme këto si pjesë e hetimeve të SPAK për vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore. Ky operacion koiçidoi me një vizitë në Qarkun e Shkodrës të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili më pas u ndal edhe në Lezhë.
Hetime për krime zgjedhore në Elbasan
Ndërkohë një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit, për blerjen e votave, ka çuar në kontrollin e banesës dhe makinës të nënkryetarit të bashkisë Belsh. Mësohet se ndaj Maringlen Balit dhe zyrtarëve të tjerë në Belsh, është hapur një hetim penal për korrupsion në zgjedhje, duke sjellë nevojën e prokurorisë së Elbasanit, për të ndërhyrë në zgjedhje. Burimet thanë se gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur lista emrash të banorëve që janë të regjistruar për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2025. Ky hetim është vetëm një nga disa nga dosjet e prokurorisë së Elbasanit, e cila pak ditë më parë hapi një dosje tjetër për zyrtarët e bashkisë Peqin dhe Elbasan, pasi ndanin shpërblime financiare për punonjësit e tyre. ndërkaq kontrolle janë zhvilluar edhe nga SPAK në zonën e Shkodrës. Në total në prokuroritë në rrethe janë regjistruar 54 procedime që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Prej tyre policia ka dorëzuar 27 raste, SPAK 9, subjekte politike 7 raste, 2 janë denoncuar nga qytetarët dhe 9 të tjera janë nisur nga vetë prokurorët. Tirana mban vendin e parë për nga numri i procedimeve me 14 të tilla e pasuar nga Dibra me 9, e më tej Elbasani, Lezha dhe Fieri me 5 raste. Sqarim: Secili prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Përgjimet e SPAK zbulojnë blerjen e votave nga eksponentë të PSD në Shkodër, hetim për korrupsion në zgjedhje dhe në…
