Kryeplakja e fshatit Kodër Bujars, Arta Preçi i bën presion hapur Z. Muça për të votuar kanditaten e Partisë Socialiste.Sapo e takova zotërinë dhe po më shpjegonte për rrugën e munguar dhe ujin e pishëm, vjen me motorr kryeplakja, ndalon dhe filloi të bërtasë, dhe ta refjistronte madje, pse kishte marrë fletë-palosjen time.
Ndërkohë fshati nuk ka rrugë dhe ujë të pijshëm dhe familja e zotit Muça ndihmon dhe mësuesit dhe nxënësit me ujë sepse jeton ngjitur me shkollën, ndërsa kryeplakja që ka për detyrë të sjellë ujin e të mbështesë nxënësit dhe qytetarët vjen dhe shantazhon hapur fare.
Madje nuk e pati problem dhe ta filmonin, por ndërkohë që debatonim ne e kishim fikur kameran.Megjithatë Z. Muça u tregua zotëri i vërtetë, as nuk u tut fare.Kjo qeveria e Edi Ramës, i ka braktisur qytetarët dhe me orrogancë bën dhe presion.
#elbasanimerironshumë#shqiperianeritonmeshume#voto4#KoalicioniEuroatlantik#mirelakarabina
Kodër Bujars, Elbasan, 7 Maj 2025
Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, denoncon presionin e pushtetit për të votuar njerëzit me dhunë
